Gjuhë të tjera:

Stellarium është një planetarium i lirë dhe me burim të hapur për kompjuterin tuaj. Ai shfaq një qiell gati të vërtetë në 3D, ashtu siç e shihni me sy të zhveshur, me dylbi apo me një teleskop.

Një meteor fluturon pas Jupiterit. Te dritarja Pamje, mund të përzgjidhni intensitete të ndryshme.

Një meteor fluturon pas Jupiterit. Te dritarja Pamje, mund të përzgjidhni intensitete të ndryshme.

shihni foto ekrani »
Mjegullnaja e madhe në Orion. Shtypni N që të shfaqen etiketat e mjegullnajës. Janë shfaqur gjithashtu edhe përvijimet e yjësisë, që t’i shfaqni ose fshihni, shtypni tastin C.

Mjegullnaja e madhe në Orion. Shtypni N që të shfaqen etiketat e mjegullnajës.

shihni foto ekrani »
Vallja e planetëve mbi qendrën e OJE-s, pranë Mynihut.

Vallja e planetëve mbi qendrën e OJE-s, pranë Mynihut.

shihni foto ekrani »
Pamje e plotë qiellore e yjësive, kufijve të tyre, Udha e Qumështit.

Pamje e plotë qiellore e yjësive, kufijve të tyre, Udha e Qumështit.

shihni foto ekrani »
Arti i yjësive është i çaktivizuar.

Arti i yjësive është i çaktivizuar.

shihni foto ekrani »
',

Për hollësi klikoni mbi foton majtas.

  • Slide 1
  • Slide 2
  • Slide 3
  • Slide 4
  • Slide 5

peizazhe të dhënë nga përdorues

Kemi peizazhe për të shtatë kontinentet (sipas modelit me shtatë kontinente) - që të tërë, përfshi Antarktidën!

si të instalohen peizazhe

Pasi të keni shkarkuar kartelën .zip për një peizazh prej kësaj faqeje, lypset ta instaloni në Stellarium.

automatik

Nëse keni Stellarium 0.10.6 ose version të mëvonshëm, që të instaloni automatikisht peizazhe, mund të përdorni veçorinë “Shtoni/hiqni peizazhe”:

  • Hapni dritaren “Mundësi mbi qiellin dhe pamjen” duke klikuar te butoni përkatës te shtylla e butonave majtas (ose shtypni tastin F4).
  • Butoni “Shtoni/hiqni peizazhe” gjendet në funt të skedës “Peizazhe”.
  • Kur e shtypni, do të shfaqet dritarja “Shtoni/hiqni peizazhe”. Ju lejon të instaloni kartela .zip që përmbajnë peizazhe. Ju shfaq gjithashtu peizazhe të instaluar nga përdoruesi dhe ju lejon të hiqni të tillë.

Kini parasysh se teksa kjo e bën më të lehtë instalimin e peizazheve, mund të sjellë edhe neglizhencë rreth se ç’tjetër përfshihet te arkivi ZIP. Paketat e peizazheve të krijuara pa këtë veçori në mendje mund të përmbajnë kartela të tjera, bie fjala, tekstura alternative në madhësi të ndryshme.

dorazi

Nëse përdorni një version të dikurshëm të Stellarium-it, mund të ndiqni këtë procedurë që të instaloni një paketë peizazhi:

  • Shfletoni te Drejtoria juaj e të Dhënave të Përdoruesit, vendi dhe emri i së cilës varet nga sistemi juaj operativ.
  • Krijoni te drejtoria juaj e përdoruesit një nëndrejtori të quajtur landscapes (nëse s’ekziston).
  • Shpaketojeni kartelën .zip të peizazheve te drejtoria landscapes (nëse u bë si duhet, do të jetë krijuar një nëndrejtori më vete për çdo peizazh).

kontribute

Ju lutemi, mos ngurroni të jepni këtu peizazhet tuaja. Krijoni miniatura 200x114 piksel që t’i nxërë faqja. Ju lutemi, përfshini një seksion vendndodhjeje në kartelën tuaj landscape.ini, me gjatësinë gjeografike, gjerësinë gjeografike, lartësinë dhe planetin e peizazhit (si shembull, shihni një nga peizazhet ekzistues).

Që të shihni më tepër gjëra rreth se si të krijohet një peizazh, shihni Udhërrëfyesin e Përdoruesit të Stellarium-it, dhe ekzaminoni peizazhe ekzistues. Nëse keni probleme, një rrugë e mirë për të pasur ca këshilla është të postoni te forumet.

shënim i rëndësishëm mbi përmasa figurash

E RËNDËSISHME: Sigurohuni se krejt teksturat kanë përmasa që janë fuqi të plota të 2-shit, domethënë, 256, 512, 1024, 2048, 4096, 8192, 16384, …. p.sh., 4096 x 1024, 2048 x 2048 e me radhë.

Ky është një kufizim i OpenGL-së. Disa pajisje hardware për videon do të funksionojnë OK me figura me përmasa të ndryshme figurash, pro mjaft prej tyre s’do t’i shfaqin si duhet, do të vuajnë nga shpejtësi mjaft të reduktuara kuadrosh, dhe madje mund të vithisin kompjuterin.

Ju lutemi, sigurohuni se krejt peizazhet e kontribuar pajtohen me këto domosdoshmëri, ose ndryshe lidhja juaj mund të hiqet.

Dijeni, hardware-i video i shumë vetëve s’mund të trajtojë tekstura shumë të mëdha. Kjo punë varet nga hardware-i dhe përudhësi për të. Një madhësi maksimum tipike figurash është 2048x2048 ose 4096x4096.

lëndë pakete

Ju lutemi, paketojeni peizazhin tuaj në një kartelë .zip me krejt kartelat brenda një drejtorie te kartela .zip. Emri për të duhet të jetë unik për peizazhin tuaj, dhe do të ishte e pëlqyeshme të ish i gjithi me shkronja të vogla dhe pa hapësira.

Duhet të përfshini një kartelë readme.txt e cila përshkruan peizazhin dhe specifikon çfarëdo kufizimesh përdorimi apo kushtesh licencimi për figurat e përdorura te peizazhi.

licencim

Përpara se të shpërndani figura si pjesë e një peizazhi për Stellarium, ju lutemi, sigurohuni se jeni ligjërisht i aftë për diçka të tillë - duhet të jeni mbajtësi i të drejtave të kopjimit për figurat, ose të jeni në gjendje t’i shpërndani ato për përdorim me Stellarium sipas kushteve të ndonjë marrëveshje me mbajtësin e të drejtave të kopjimit për to (p.sh., figura të licencuara sipas Creative Commons, të gjetura në web).

Është e rëndësishme të deklarohet shprehimisht se përse mund të përdoren figurat për peizazhin tuaj. Kjo duhet bërë te kartela readme.txt brenda kartelës .zip.

Rekomandojmë një licencë burimi të hapur të përputhshme me vetë Stellarium-in (pra, GNU GPL), ose një nga licencat Creative Commons.

kodim kartelash

Kartelat landscape.ini dhe readme.txt duhet të jenë tekst i koduar nën UTF-8 ose thjesht ASCII. Mundet të jetë ide e mirë të birësohet kodimi Windows për funde rreshtash, (pra, CR LF). Në Stellarium duhet të funksionojnë paq si funde rreshtash të koduar sipas Windows-i, ashtu edhe ata në stil sistemesh *nix, por përdoruesve të Windows-it do t’ua shpifë leximi i readme.txt-it, nëse përdoren simbole rreshti të ri në stil sistemesh *nix.

ju duhet strehim?

Nëse keni një peizazh që do të donit të ndanit me të tjerë, por nuk keni vend në web ku ta vendosni, dërgojani me email cilitdo zhvilluesi të Stellarium-it dhe do ta vendosim në sajtin tonë.

langlinks