Stellarium është një planetarium i lirë dhe me burim të hapur për kompjuterin tuaj. Ai shfaq një qiell gati të vërtetë në 3D, ashtu siç e shihni me sy të zhveshur, me dylbi apo me një teleskop.
pamje 3D të kontribuar nga përdoruesit
Po grumbullojmë pamje 3D me interes astronomie, të dhëna nga përdorues (jo detyrimisht kasollen e kopshtit tuaj).
si të instalohen pamje 3D
Pasi të keni shkarkuar kartelën .zip për një pamje 3D, lypset ta instaloni në Stellarium.
- Kaloni te drejtoria juaj User Data, si e qysh, varet nga sistemi juaj operativ. (Shihni Udhërrëfyes Përdoruesi)
- Te drejtoria juaj User Data Directory, krijoni një nëndrejtori të quajtur scenery3ds (nëse s’ekziston).
- Shpaketojeni kartelë .zip të pamjes, te drejtoria scenery3d (nëse është bërë si duhet, duhet të jetë krijuar një nëndrejtori për çdo pamje).
- Nëse te kartela ZIP ka edhe një nëndrejtori peizazesh, kalojeni lëndën e saj te nëndrejtoria landscapes.
kontribute
Ju lutemi, mos ngurroni të kontribuoni këtu pamjet tuaja 3D. Krijoni miniatura 200x114 piksel, që t’i nxërë pjesa tjetër e faqes. Ju lutemi, përfshini te kartela juaj scenery3d.ini një ndarje për vendndodhje, me gjatësi gjeografike, gjerësi gjeografike, lartësi dhe planet për vendndodhjen e pamjes (si shembull, shihni një nga pamjet ekzistuese).
Për të parë më tepër se si të krijohet një pamje 3D, shihni Udhërrëfyes Përdoruesi për Stellarium-in dhe shqyrtoni shembuj ekzistues. Nëse keni probleme, postimi te forumet është një mënyrë e mirë për të pasur ca ndihmë.
shënim i rëndësishëm mbi përmasa figurash
E RËNDËSISHME: Provoni, megjithatë, të përdorni tekstura me përmasa sa fuqi të plotë të 2-shit, pra, 256, 512, 1024, 2048, 4096, 8192, 16384, … p.sh., 4096 x 1024, 2048 x 2048, e me radhë.
Ky është një kufizim hardware-i të vjetër OpenGL. Shumica e hardware-it video sot do të funksionojë në rregull me figura me përmasa të ndryshme figure, por disa mund të mos shfaqen si duhet, të vuajnë nga shpejtësi goxha të reduktuara kuadrosh dhe, madje, edhe të vithisin kompjuterin.
Kini parasysh se hardware-i për videon për mjaft vetëm s’mund të trajtojë tekstura shumë të mëdha. Kjo varet nga hardware-i dhe përudhësit. Përputhja më e madhe arrihet me madhësi figurash që s’kapërcejnë 2048x2048.
lëndë pakete
Ju lutemi, paketojeni pamjen tuaj 3D në një kartelë .zip, me krejt kartelat brenda një nëndrejtorie te kartela .zip. Kjo duhet të jetë unike për pamjen tuaj dhe duhet të jetë e gjitha me shkronjë të vogël dhe pa hapësira.
Nëse e paketoni pamjen tuaj tok me një peizazh, bëjeni këtë përmes një nëndrejtoria landscapes/emër te kartela ZIP.
Kartela description.en.utf8 (dhe çfarëdo versionesh të përkthyer që mund të doni të sillni ju vetë) përshkruajnë pamjen dhe ç’është e veçantë për të. Ju lutemi, këtë bëjeni një shpjegim të përmban veten, i cili nuk shpie vetëm te lidhje të jashtme.
Duhet gjithashtu të lexoni një kartelë readme.txt, e cila përshkruan shkurt relievin dhe specifikon çfarëdo kufizimesh përdorimi ose terma licencimi për figurat e përdorura në pamjen 3D.
licencim
Përpara se të shpërndani figura si pjesë e një pamjeje 3D për Stellarium, ju lutemi, sigurohuni se jeni ligjërisht i aftë për diçka të tillë - duhet të jeni mbajtësi i të drejtave të kopjimit për figurat, ose të jeni në gjendje t’i shpërndani ato për përdorim me Stellarium sipas kushteve të ndonjë marrëveshje me mbajtësin e të drejtave të kopjimit për to (p.sh., figura të licencuara sipas Creative Commons, të gjetura në web).
Është e rëndësishme të deklarohet shprehimisht se përse mund të përdoren figurat për pamjen tuaj 3D. Kjo duhet bërë te kartela readme.txt brenda kartelës .zip.
Rekomandojmë një licencë burimi të hapët, të përputhshme me vetë Stellarium-in (pra, GNU GPL), ose një nga licencat Creative Commons.
kodim kartelash
Kartelat scenery3d.ini dhe readme.txt duhet të jenë tekst i koduar nën UTF-8 ose thjesht ASCII. Mundet të jetë ide e mirë të birësohet kodimi Windows për funde rreshtash, (pra, CR LF). Në Stellarium duhet të funksionojnë paq si funde rreshtash të koduar sipas Windows-i, ashtu edhe ata në stil sistemesh *nix, por përdoruesve të Windows-it do t’ua shpifë leximi i readme.txt-it, nëse përdoren simbole rreshti të ri në stil sistemesh *nix.
ju duhet strehim?
Nëse keni një pamje 3D me interes kulturor astronomie që do të donit ta ndanit me të tjerë, por s’keni hapësirë web ku ta vendosni, dërgojani me email cilitdo zhvilluesi të Stellarium-it dhe do ta vëmë te sajti ynë.